Chlorella është një algë jeshile njëqelizore, e rrumbullakët që rritet në ujë të freskët dhe është një nga llojet e pakta të algave ujore të ngrënshme në botë
Sot kjo bimë quhet edhe superushqim, sepse përmban një suplement ushqimor me vlera jashtëzakonisht të larta ushqyese.
Kjo algë e lashtë përmban më shumë klorofil se çdo bimë tjetër në planet. Klorofili është një detoksifikues natyral dhe katalizator për përthithjen e elementeve të tjera, përfshirë hekurin.
Përmbajtja ushqyese e algave Chlorella përfshin shumë vitamina, minerale dhe një përmbajtje të lartë të proteinave cilësore (rreth 60%). Përdoret si një shtesë ushqimore medicinale, sepse janë demonstruar vetitë e tij imuno-moduluese, antikancerogjene dhe detoksifikuese.
Chlorella përmban të gjitha vitaminat e nevojshme: B1, B2, B6, B12, niacinë, folate, biotinë, acid pantotenik, C, D2, E dhe K, si dhe karoten (α dhe β).
Është interesante që Chlorella ka një grup vitaminash të kompleksit B me më shumë B-12 sesa ka në mëlçinë e viçit. Karotenoidet beta karoten dhe luteinë mund të gjenden me bollëk në këtë algë. Dihet se kjo algë në fakt përmban shumë më tepër beta karoten sesa karotat dhe perimet e tjera me gjethe jeshile.
Alga Chlorella është një nga të paktat detoksifikues të vërtetuar shkencërisht të trupit, forcon imunitetin, përmirëson tretjen, e bën lëkurën të shëndetshme dhe të bukur, mban nivelet normale të sheqerit dhe kolesterinës dhe është një nga burimet e pakta bimore që mund të përmirësojë statusin e hekurit, transmeton Telegrafi.
Balancon punën e hormoneve, lehtëson simptomat e PMS-së dhe menopauzës, përmirëson pasqyrën e gjakut dhe forcon imunitetin, balancon presionin e gjakut, kolesterinën dhe sheqerin në gjak, eliminon efektet e rrezatimit të dëmshëm dhe mbështet humbjen e peshës dhe mbron trurin dhe sistemin nervor, ndaj jepini një shans sa më shpejt të jetë e mundur!
Klorela përdoret edhe për parandalimin e ulcerës së lidhur me stresin, trajtimin e kapsllëkut, erës së keqe të gojës, hipertensionit, uljen e nivelit të kolesterolit dhe sheqerit në gjak, për të rritur energjinë, lehtësimin e sindromës premenstruale (PMS), për të zvogëluar problemet e astmës.
Në trupin e njeriut, ADN-ja dhe ARN-ja janë përgjegjëse për rritjen, rigjenerimin dhe riparimin qelizor, andaj këto acide nukleike bien ndjeshëm gjatë procesit të plakjes natyrore.
Për shkak të përmbajtjes superiore të këtyre dy acideve nukleike, Chlorella mund të ngadalësojë dhe në disa raste të parandalojë shfaqjen e shumë sëmundjeve kronike, degjenerative që lidhen me plakjen, si dhe të forcojë sistemin imunitar dhe të përshpejtojë rikuperimin nga ngarkesat e ndryshme fizike.
Chlorella gjithashtu mund të ndihmojë në eliminimin e pesticideve, herbicideve dhe insekticideve. Ky lloj detoksifikimi natyral ka një efekt mbrojtës në mëlçinë tonë, një filtër i çmuar i toksinave në trup.
Për sa i përket ushqimit, tashmë kemi në dorë një nga super ushqimet më të fuqishme.Chlorella largon nga organizmi ynë edhe metalet më të rënda.
Efektet shëndetësore të këtyre dhe llojeve të tjera të algave janë vërtet të shumta dhe të jashtëzakonshme, janë ushqimi i së ardhmes dhe është e sigurt që do t’i përdorim së shpejti. Rekomandohet përfshirja e tyre, si shtesë në gatime të ndryshme ose në formë suplementi.
Si të konsumohet Chlorella?
Nëse e konsumoni në formë pluhuri, merrni 1 lugë çaji pluhur klorella çdo ditë me ujë ose lëng. Nëse keni një sistem tretës të ndjeshëm, ju rekomandojmë të filloni me doza më të vogla dhe gradualisht të rrisni dozën ditore.
Tabletat pihen dy herë në ditë për 3-5 tableta, me ujë. Është ideale t’i konsumoni 30 minuta para ushqimit. Në fillim rekomandohet të fillohet me doza më të vogla, në mënyrë që të përshtaten efektet detoksifikuese në organizëm.
Filloni ta përdorni dhe ta shtoni në dietën tuaj të përditshme dhe lodhja, këputja, pafuqia, dhimbjet e kokës, do të reduktohen ndjeshëm. Do të keni më shumë energji për të përballuar aktivitetin ditor dhe sportet, si edhe më shumë përqëndrim e mirëqënie.
Publikohet orari i ndeshjeve të Kosovës për ndeshjet kualifi...
Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në Peqin
Chlorella – alga për imunitetin dhe pastrimin e trupit nga t...
Moti për vikend është me vranësira, reshje shiu e bore
Këto janë shenjat që tregojnë se ju mungon zinku në trupin t...
Gjithmonë mund të mbështeteni tek personat e lindur nën këto...