Presidenca hungareze miraton hapjen e kapitujve të rinj për Shqipërinë më 17 dhjetor

21:11 | 13 Dhjetor 2024
R J

Më 17 dhjetor do të hapen kapitujt e rinj për Shqipërinë, lidhur me negociatat me Bashkimin Evropian, teksa do të mbahet edhe konferenca e tretë ndërqeveritare.

Lajmi është konfirmuar nga presidenca hungareze, përmes një njoftimi.

Grup kapitujt që do të hapen lidhen me politikën e jashtme.

“Nuk ka mbaruar ende. Ambasadorët kanë miratuar edhe Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e presidencës hungareze.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme