Google ADS

DHURATA DHE NJË FUNDVIT ME BUZËQESHJE PËR FËMIJËT QË LUFTOJNË MË SHUMË

19:14 | 13 Dhjetor 2024
Arbresh.info

Frymën e ngrohtësisë dhe dashurisë që sjell fundviti, Banka Ekonomike e ka kthyer tashmë në traditë, duke i dhuruar gëzim dhe shpresë fëmijëve që përballen me sfida të mëdha shëndetësore. Për të katërtin vit radhazi, Banka Ekonomike mbështeti aktivitetin e veçantë që organizohet në repartin e pediatrisë në QKUK të organizuar nga “Klubi Albin dhe “Care for Kosova Kids”, ku fëmijët takuan superheronjtë e tyre të preferuar, të cilët këtë vit sollën shumë dhurata për këta luftëtarë të vegjël.

Përfaqësuesit e Bankës Ekonomike për të katërtin vit radhazi mbështetën superheronjët më të dashur të fëmijëve dhe të preferuarit e tyre u ndanë dhurata simbolike të mbushura me dashuri, mesazhe kurajuese dhe solidaritet, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e festive për fëmijët dhe familjet e tyre. Ishte një moment ku buzëqeshjet ndriçuan fytyrat dhe shpirtrat e atyre që e meritojnë më shumë.

Përveç këtij aktiviteti, Banka Ekonomike dëshmon angazhimin e saj të vazhdueshëm për të ndihmuar komunitetin duke mbështetur çdo vit organizatën Care for Kosovo Kids me fonde që sigurojnë kujdes dhe trajtime mjekësore për fëmijët që përballen me sëmundje të rënda. Ky përkushtim është më shumë se një kontribut financiar; është një investim në shpresë dhe jetë, aty ku ajo ka më shumë rëndësi.

Ky gjest përfaqëson jo vetëm një dhuratë simbolike, por edhe një premtim që Banka Ekonomike do të vazhdojë të qëndrojë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke sjellë ndryshim të prekshëm në jetën e tyre.

Banka Ekonomike duke uruar shëndet tek fëmijët, mendon për zemrat më të forta dhe krijon momente që nuk harrohen kurrë!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme