Fondacioni “Behgjet Pacolli” ndan 200 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë së re “Vatra”

15:45 | 13 Dhjetor 2024
K.B

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka ndarë 200 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë së re “VATRA” të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës në Neë York.

Pacolli thekson se “Vatra” ka qenë dhe mbetet shtëpia jonë kombëtare.

“Me “Albanica Homes”, ndërmarrjen për ndërtimin e ambienteve ekskluzive të drejtuar nga kushëriri im Driton Gerbeshi, dhe Fondacionin “Behgjet Pacolli”, kemi vendosur të kontribuojmë me 200,000 euro për realizimin e projektit historik të ndërtimit të shtëpisë së re “VATRA” të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës në New York. “Vatra” ka qenë dhe mbetet shtëpia jonë kombëtare, një burim frymëzimi dhe dëshmi e forcës sonë për t’u ngritur të bashkuar, krah për krah me mikun e palëkundur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Pacolli në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme