Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (CICES). Delegacioni, i përbërë nga Michael Deboudt,Jean Réveillon dhe Thomas Culnart, u shoqërua nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.
Gashi i falënderoi përfaqësuesit e kësaj organizate ndërkombëtare për bashkëpunimin e ofruar dhe i njoftoi ata për potencialin e Kosovës në fushat sociale, ekonomike dhe kulturore. Ajo theksoi vizionin strategjik të vendit për ta avancuar bashkëpunimin dhe për ta zgjeruar ndikimin e saj pozitiv në arenën ndërkombëtare.
MPJD njofton se diskutimet u fokusuan në mundësitë konkrete për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe CICES-it, si dhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta, që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e Kosovës si një partner inovativ dhe i besueshëm në rajon dhe më gjerë.
Ky takim reflekton përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ndërkombëtar, duke dëshmuar përkushtimin e saj për të kontribuar në projektet transformuese dhe për t’i promovuar vlerat e përbashkëta që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik, social e kulturor./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...