Mbahet takimi i përbashkët i prokurorëve koordinatorë për veprat penale kundër dhunës në familje

14:35 | 13 Dhjetor 2024
K.B

Me ftesë të koordinatores për veprat penale kundër dhunës në familje nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, është mbajtur takim në mes koordinatorëve për këto vepra penale nga të gjitha prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësuesve nga Policia e Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për problemet dhe sfidat kryesore, me të cilat ballafaqohen prokurorët e shtetit në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me veprat penale kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore.

Në njoftimin për media thueht se gjatë këtij takimi përfaqësueset nga Policia e Kosovës, Departamenti për Rend Publik- Drejtoria për Parandalim dhe Hetim të Dhunës në Familje, informuan dhe prezantuan Projektin “Monitorimi Elektronik i Urdhrave Mbrojtës”, konkretisht prezantuan byzylykët dhe gjurmuesit të cilët do tԯ përdoren në rastet ku kemi të bëjmë me dhunë në familje.

Nga të pranishmit pati diskutim dhe u ndanë informacionet e nevojshme mbi implementimin dhe zhvillimin e sistemeve të monitorimit elektronik.

Edhe në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Prishtinë të gjithë prokurorët koordinatorë potencuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe u zotuan që do të vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh, me urgjencë dhe me efikasitet të trajtojnë të gjitha rastet që ndërlidhen me veprat penale kundër dhunës në familje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme