Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi PDK-ja dorëzoi dhjetëra ligje në Gjykatën Kushtetuese. Haxhiu ka thënë se kjo parti është e frikësuar nga Byroja për Konfismin e Pasurisë.
“PDK sërish e paskan dërguar Ligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Gjykatën Kushtetuese. Kjo lëvizje tregon më së miri frikën e tyre të thellë ndaj këtij ligji, i cili rrezikon të prekë rrënjët e korrupsionit që ata vetë kanë kultivuar ndër vite”, ka shkruat Haxhiu në Facebook.
Me këtë veprim, ka theksuar ajo, është e qartë se angazhimi i tyre politik nuk ka më të bëjë me aspirata apo vizione për të ardhmen, por thjesht me një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur pasurinë kolosale të fituar padrejtësisht në të kaluarën.
“Kjo është lufta e tyre për të mbajtur atë që kanë grabitur në kurriz të qytetarëve. 9 shkurti do të jetë dita ku sërish do të ballafaqohen interesat e tyre të ngushta përballë vullnetit popullor për qeverisje të drejtë, dhe luftë ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Pra siç kemi thënë: ju edhe mund të na vononi, por kurrë nuk do ta ndalni vullnetin e popullit për drejtësi. Byroja do të bëhet. Pasuria do t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve. Drejtësia do të mbizotërojë”. ka shkruar Haxhiu.
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...