Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Kongresistin republikan Keith Self.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Nga bashkëpunimi bilateral e deri tek zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, biseda me Kongresistin republikan Keith Self ishte një vazhdimësi e bisedës sonë në Teksas muaj më parë.
Kosova historikisht ka arritur suksese të mëdha falë mbështetjes dhe miqësisë së fortë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe gjithnjë edhe më të afërt, mund të hapim shumë kapituj të rinj në dobi të të dyja vendeve./Arbresh.info
KRU “Gjakova” e zemëruar nga mbeturinat: Veprime të tilla nu...
Kurti u mirëprit nga Milanović, diskutuan për marrëdhëniet d...
SHBA, administrata e re përgatitet për dëbimet e emigrantëve...
Kosova dhe Shqipëria pritet të mbajnë mbledhje të përbashkët...
Javën e ardhshme, Shqipëria hap kapitujt e ri të negociatave...
Vetaksidentohet një autoblindë në veri, lëndohen tetë policë