Kualifikimet e Kupës së Botës/ Short i ‘çmendur’, Shqipëria në grup me Serbinë

13:10 | 13 Dhjetor 2024
K.B

Shqipëria i ka mësuar kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kupës së Botës.‘Kuqezinjtë’ do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letonia dhe Andora.

Faza e grupeve kualifikuese të UEFA-s do të fillojë në mars 2025 dhe do të përfundojë në nëntor 2025. Ajo do të ndjekë një format të njohur, me 12 grupe me katër ose pesë ekipe dhe fituesit e grupeve do të sigurojnë një vend në Kupën e Botës FIFA.Katër vendet e mbetura do të vendosen më pas në mars 2026 në një play-off të UEFA-s me 16 ekipe që përfshin 12 nënkampionët e fazës së grupeve dhe katër fituesit më të mirë të grupeve të UEFA Nations League 2024-25, të cilët as nuk janë kualifikuar drejtpërdrejt në Kupën e Botës si fitues të grupeve dhe as nuk kanë hyrë në play-off si nënkampione në grup./GazetaBlic Sport/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme