Google ADS

Zjarr në një spital në Indi, të paktën gjashtë të vdekur

08:47 | 13 Dhjetor 2024
E.K

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur pasi një zjarr përfshiu një spital në Indi.

Autoritetet kanë njoftuar se personat kanë humbur jetën ndodheshin brenda një ashensori spitalor.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që përfshiu spitalin. Fillimisht zjarri ka rënë në katin e parë dhe më pas është përhapur me shpejtësi./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme