Pep Guardiola harton një listë prej 11 lojtarësh – synohet rindërtimi total i Man Cityt

08:13 | 13 Dhjetor 2024
Q L

Manchester City po planifikon një rindërtim të skuadrës para hapjes së afatit kalimtar të janarit, me disa emra të mëdhenj që janë në mesin e kandidatëve të mundshëm.

Për standardet e tyre të larta, fillimi i sezonit 2024/2025 ka qenë i tmerrshëm për Manchester Cityn, të cilët po kalojnë në një seri tejet të dobët rezultatesh.

Ekipi i Pep Guardiolës mori humbjen e tyre të shtatë në 10 ndeshjet e fundit të mërkurën, teksa u mposhtën me rezultat 2-0 nga Juventusi në Ligën e Kampionëve.

Si rezultat i kësaj rënie të shpejtë, City është lidhur me një sërë lojtarësh para hapjes së afatit kalimtar dimëror.

Në fakt, The Telegraph ka raportuar se mund të ketë mes katër apo gjashtë blerje në dy afatet e ardhshme kalimtare, pasi mbrojtja, mesfusha dhe sulmi që të gjitha po kërkojnë ‘të operohen’.

Disa mesfushorë janë të përmendur duke përfshirë Martin Zubimendin, ani pse spanjolli mund të presë deri në verë pasi ka ‘rezerva’ nëse do të jetë zëvendësues i Rodrit pas rikthimit nga lëndimi.

Ederson (Atalanta) është po ashtu një emër që është diskutuar së bashku me Adam Wharton (Crystal Palace) dhe Bruno Guimaraes (Newcastle United).

Përveç kësaj City po monitoron edhe disa mesfushorë me tipare sulmuese ku tashmë dihet se ata admirojnë profilin e Florian Ëirtz, ndërsa në listën e ngushtë gjenden edhe Eberechi Eze dhe Matheus Cunha.

Në ndërkohë sa i përket fazës defanzive, drejtuesit e klubit anglez kanë disa emra në mendje si Jarrad Branthwaite (Everton), Marc Guehi (Crystal Palace) dhe Alphonso Davies./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme