Google ADS

“Lidhja jonë është e vërtetë”, Leo tregon pse kërkoi pauzë nga Lela

23:23 | 12 Dhjetor 2024
K.B

“A u riktheve me Lelën vetëm pse pate frikë që nuk do të kesh lojë pa të?” ishte pyetja e parë nga banorët për Leo-n në darkën e të nominuarve.

Leo u shpreh se nuk ka frikë për lojën për të cilën tha se e lë gjithmonë anash kur vie në pyetje Lela teksa tha se u rikthyen pasi lidhja e tyre është e vërtetë.

“Unë nuk kam frikë që jam rikthy me Lelën sepse lidhja jonë është shumë e vërtetë edhe unë lojën e qes anash kur kam diçka me Lelën. Ne kemi pas shumë probleme por mendoj që duhemi me i gjetë zgjidhjet bashkë e jo me u largu komplet prej njëri-tjetrit”.

Mes tjerash, Leo tregoi edhe pse kërkoi që të ketë një pauzë në raportin me Lelën.

“Unë pauzën që e kam cekë ka qenë për me këqyr se ku po shkojmë ne të dy me njëri-tjetrin dhe me gjete njëri-tjetrin. Unë kam shumë ndjenja për të e besoj që edhe Lela për mua”, u shpreh Leo.

Për të kuptuar përgjigjen e tij të plotë, klikoni videon në linkun më poshtë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme