Anësori, Pedro Neto ishte në mesin e disa lojtarëve të ekipit të parë të Chelseat që luajtën në ndeshjen e raundit të pestë të fazës kryesore të Ligës së Konferencës ndaj Astanës, me portugezin që vuri në dukje temperaturat e ftohta në Kazakistan.
Neto siguroi se ai nuk kishte luajtur kurrë në një mot të tillë, pasi ishte -9°C në Almaty.
“Sinqerisht, ishte shumë ftohtë. Mendoj se ishte moti më i ftohtë që kam luajtur ndonjëherë”, tha portugezi në një intervistë për TNT Sports.
“Pas ngrohjes mendoj se ishte pak më mirë, të jem i sinqertë. Unë mendoj se nuk është e lehtë të luash në një mot të tillë, por ne patëm qëndrimin e duhur, lojën e duhur. Ne u përgatitëm mirë dhe jemi të lumtur që arritëm tre pikët”, ka shtuar Neto.
Pas 50 vitesh, Volkswageni mund të ndalë së prodhuari në Gje...
Britania e Madhe planifikon ndërtimin e 1.5 milionë shtëpive...
Krasniqi priti në takim ambasadoren e Izraelit, flasin për d...
“Non grata” në SHBA, Berisha: Shpresoj se do e shqyrtojë adm...
“Lidhja jonë është e vërtetë”, Leo tregon pse kërkoi pauzë n...
Vëllezrit Zeneli triumfojnë ndaj Qarabagut