Google ADS

Malaj, Muçostepa dhe Rafuna bien dakord për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë”

20:34 | 12 Dhjetor 2024
K.B

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë Ines Muçostepa u prit nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj.

Takimi u mbajt me qëllim të përmbushjes së deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë”, me vullnetin për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa palët ranë dakord për të gjithë hapat e mëtejshëm për funksionalizimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë”.

“Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë” do t’i shërbejë interesave të biznesit Shqipëri-Kosovë dhe do t’i propozoj qeverive të vendeve tona shqetësimet e komunitetit të biznesit nga të dyja vendet, në përputhje me objektivat e deklaratës së përbashkët për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë”, e nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive, më 26.11.2018 në Pejë, thuhet në njoftimin për media nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Tutje, thuhet se ky është një hap i madh drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kosovë dhe zbatimit të deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë”./Arbresh.info/

Të ngjashme