Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar disa pamje nga punimet në rrugën regjionale R129 Mitrovicë-Bajgorë-Kërpimeh.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Durimishi tha se ndërtimi i kësaj rrugë me vlerë prej 3.8 milionë euro ka filluar në shtator, ndërsa punimet vijojnë me hov.
“Pamje nga punimet e rrugës Regjionale R129 Mitrovicë – Bajgorë – Kërpimeh. Ndërtimi i kësaj rruge me investim rreth 3.8 milionë euro ka filluar në shtator të këtij viti dhe po vazhdon me hov sipas planit dinamik, ku për momentin po punohet në ndërtimin e mureve mbrojtëse”, ka shkruar Durmishi./Arbresh.info
Pas 50 vitesh, Volkswageni mund të ndalë së prodhuari në Gje...
Britania e Madhe planifikon ndërtimin e 1.5 milionë shtëpive...
Krasniqi priti në takim ambasadoren e Izraelit, flasin për d...
“Non grata” në SHBA, Berisha: Shpresoj se do e shqyrtojë adm...
“Lidhja jonë është e vërtetë”, Leo tregon pse kërkoi pauzë n...
Vëllezrit Zeneli triumfojnë ndaj Qarabagut