Obaida Arnaout, zëdhënësja e re e qeverisë së Sirisë, thotë se “do të krijohet një komitet gjyqësor dhe i të drejtave të njeriut për të shqyrtuar kushtetutën dhe më pas për të futur ndryshime”.
Arnaout i tha agjencisë së lajmeve AFP se një takim do të mbahej të martën “midis ministrave të Qeverisë së Shpëtimit dhe ish-ministrave” të administratës së al-Asad për të kryer transferimin e pushtetit.
“Kjo periudhë kalimtare do të zgjasë tre muaj,” shtoi ai. “Prioriteti ynë është ruajtja dhe mbrojtja e institucioneve.”
Duke folur në selinë qendrore të televizionit shtetëror, tashmë të kapur nga autoritetet e reja rebele, Arnaout u zotua se do të krijonin “shtetin e ligjit”.
“Të gjithë ata që kryen krime kundër popullit sirian do të gjykohen në përputhje me ligjin”, shtoi ai.
I pyetur për liritë fetare dhe personale, ai tha se “ne respektojmë diversitetin fetar dhe kulturor në Siri”, duke shtuar se ato do të mbeten të pandryshuara./abcnews.al
2 rreziqe që i kanosen trupit tënd nëse ha ëmbëlsira çdo dit...
Pse burrat priren të humbasin flokë?
Nga kush varet tani e ardhmja e TikTok në SHBA?
Do të ketë bateri edhe më të fuqishme
Barduani: Bashkëpunimi me institucionet e Kosovës është shum...
Ranieri veçon dy futbollistë pas fitores ndaj Bragas