Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve.
Osmani është takuar me kongresistin republikan Pete Sessions.
Presidentja theksoi se kanë pasur një diskutim shumë të mirë.
“Pas takimit të para disa muajve më parë në Teksas me kongresistin republikan Pete Sessions, vijuam me një takim e diskutim shumë të mirë edhe në Washington D.C. Kongresisti Sessions, një mik i shqiptarëve në Teksas e jo vetëm, konfirmoi përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë së shtuar, gjithnjë duke luftuar e parandaluar përpjekjet e akterëve malinj për më shumë kaos dhe jostabilitet”, thuhet në njoftimin./Arbresh.info/
Pse burrat priren të humbasin flokë?
Nga kush varet tani e ardhmja e TikTok në SHBA?
Do të ketë bateri edhe më të fuqishme
Barduani: Bashkëpunimi me institucionet e Kosovës është shum...
Ranieri veçon dy futbollistë pas fitores ndaj Bragas
Tahiri i PDK-së nesër mbanë konferencë për media para Gjykat...