Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi me rreth 28 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për hedhjen e sendeve në fushë dhe ndezjen e flakadanëve në stadium, në duelin kundër Çekisë, i luajtur më 16 nëntor në stadiumin kombëtar në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë FSHF-ja përmes një postimi në sajtin e tyre zyrtar, shkruan Arbresh.info.
Me 2750 euro është dënuar për ndezjen e flakadanëve.
Me 25000 euro tjera FSHF u gjobit për hedhjen e sendeve në fushë nga tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit.
Federata Shqiptare e Futbollit është e obliguar e të paguar dënimin brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.
Bashkimi me lehtësi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Partia e Radoica Radomiroviq kërcënohet nga kandidatët e Lis...
“Negroci të don”, vjen një dron për Vullnetin
Osmani takoi Senatoren republikane Joni Ernst
Hojlund përsëri heroi i Man United, “Djajtë e Kuq” fitojnë m...
Roma i rikthehet fitoreve në Europa League, triumfon ndaj Br...