Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues të Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S.), një organizatë e themeluar në Francë dhe me qëllimin të mbështesë Kosovën në fusha të ndryshme.
Në këtë takim palët diskutuan dhe u pajtuan për qasjen metodologjike dhe parimet e bashkëpunimit të cilat themelohen mbi një marrëdhënie besimi të ndërsjelltë dhe një radhitje rreth vlerave të përbashkëta demokratike dhe qeverisjes së mirë.
Tutje, bashkarisht u shpreh bindja se me qasjen e paraqitur dhe pas përfundimit të kornizës së punës, e cila synon promovimin e Kosovës dhe rritjen e investimeve franceze në Kosovë, përafrimin e dy vendeve tona dhe zgjerimin e bashkëpunimit kulturor, zhvillimi i mëtutjeshëm i veprimeve ndikuese do të japin rezultate të pritura në plan afatgjatë.
Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi./Arbresh.info/
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani