Google ADS

Kurti në vizitë zyrtare në Kroaci

16:07 | 12 Dhjetor 2024
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.

Pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore”, njofton ZKM-ja.

Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme