Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i ka dërguar telegram ngushëllimi famijes Morina për ndarje nga jeta të djalit të tyre, Erjonit
Çeku tha se Futbolli kosovar humbi një talent premtues, i cili kishte një të ardhme të ndritur përpara, shkruan Arbresh.info.
“Në këto momente të vështira, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Jemi pranë jush në këtë dhimbje të madhe.”, ka shkruar Çeku.
Telegrami i plotë:
“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Erjon Morinës
E nderuara familje Morina,
Të nderuar drejtues dhe staf i FC Vushtrria
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të klubit të Vushtrrisë, Erjon Morina.
Humbja e Erjonit na ka prekur thellë. Futbolli kosovar humbi një talent premtues, i cili kishte një të ardhme të ndritur përpara.
Në këto momente të vështira, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Jemi pranë jush në këtë dhimbje të madhe.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Erjonin!/Arbresh.info/
Hamza thotë se lista e PDK-së do të jetë fituese: Rreth 60% ...
Fitorja e pestë në po aq ndeshje për Chlesean në Ligën e Kon...
Publikohet kënga “Prit” nga Dafina Zeqiri dhe Mossi
Bslimi tregon pse nuk u përfshi në listën e VV-së për depute...
Publikohet ekipi më i mirë i raundit të gjashtë në Ligën e K...
IRDK-ja e Elbert Krasniqit publikon listën e 41 kandidatëve ...