Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën që lamë pas në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, ku një grua është lënduar.
Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës, e drejtuar nga eprori i Policisë së Kosovës, i cili është drejtor i Divizionit të Trafikut, Goran Stojanoviç, raporton Arbresh.info.
E dëmtuar në këtë aksident, Bahrije Uka, është duke qëndruar për trajtim në Klinikën Ortopedike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lidhur me këtë ngjarje, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për Arbresh.info ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarr veprime hetomore ndaj zyrtarit policor që ka shkaktuar aksidentin.
IPK-ja ka konfirmuar se më 09 dhjetor 2024 është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë–Leposaviq, ku një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës ka goditur një këmbësore.
Ky institucion ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur automjeti i Policisë, i drejtuar nga një punonjës i Policisë (epror), dyshohet se ka goditur një grua këmbësore, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se më 09 dhjetor 2024 është njoftuar lidhur me një aksident të trafikut rrugor në mes një veture zyrtare të PK-së (të cilën e drejtonte një punonjës – epror i Policisë së Kosovës) dhe një këmëbsoreje . Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë–Leposaviq rreth orës 17:00 ku i dyshuari (punonjësi i PK-së) duke drejtuar automjetin zyrtar dyshohet se ka goditur këmbësoren femër të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Gjithashtu, bëhet e ditur se pas pranimit të ndihmës së parë në Mitrovicë, viktima është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK.
Lidhur me këtë rast, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, kanë ndërmarrë veprime hetimore.
Si i dyshuar në këtë rast është intervistuar eprori i Policisë (me gradë të nënkolonelit), i cili ishte duke drejtuar veturën zyrtare.
“Lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kanë ndërmarrë veprime hetimore, ku si i dyshuar në këtë rast është intervistuar eprori i policisë (me gradë të nënkolonelit) i cili ishte duke drejtuar veturën zyrtare. Rasti trajtohet në procedurë të rregullt kurse veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Arbresh.info.
Ndryshe, ky rast është përfshirë edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
‘Rr. Nacionale Prishtinë–Leposaviq / 09.12.2024-16:55. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin dyshohet se ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Mitrovicë është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në raport./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Kevini e këshillon Gjestin çka duhet të bëjë me tutje me Xhe...
Blinken: Sirianët duhet të kenë mundësi të ndjekin rrugën e ...
Saka lojtari më i mirë i raundit të gjashtë në Ligën e Kampi...
Sa shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri?
Kryeziu: Mospërfshirja e Bislimit edhe e Aliut në listë isht...
Kusari-Lila: Ftesa e Prokurorisë për Kurtin, ndërhyrje e dre...