Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar Shkollën e Hoteleri-Turizmit në Tiranë, e cila tashmë funksionon nën ombrellën e EHL, një ndër shkolla më të njohur të hoteleri-turizmit në botë. Ky partneritet synon të formësojë një gjeneratë të re profesionistësh në sektorin e mikpritjes për Shqipërinë e vitit 2030.
Gjatë vizitës, Rama e theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke e quajtur një mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë shqiptarë.
“Me standardet e Zvicrës dhe kurikulat që ofron EHL, studentët do të diplomohen me një certifikim të njohur ndërkombëtar, që do të rrisë mundësitë e tyre në tregun e punës,” tha ai.
Kryeministri tha se shërbimi dhe cilësia janë faktorët që ndajnë suksesin në turizëm, duke vënë theksin tek profesionalizmi që do të sigurohet përmes këtij programi arsimor. Ai u shpreh i sigurt se studentët që do të kalojnë në këtë shkollë do të jenë të kërkuar në treg dhe do të kenë mundësi punësimi me paga më të larta.
“Ky është një oportunitet i jashtëzakonshme për studentët pasi shkollohen sipas standardeve të Zvicrës lidhur me kurikulën arsimore. Në fund do merrni një diplomë që do jetë certifikimi i dijes tuaja nga një nga shkollat më të mira të botës. Jemi shumë të lumtur që më në fund e kemi në Shqipëri. Me kriteret shumë strikte dhe të larta që ata kanë nuk e mendoja që ky binjakëzim do të ndodhte në një kohë kaq të shkurtër. Nuk mjafton bukuria e natyrës apo godinat e bukura, por shërbimi është ajo që bën diferencën dhe ju do jeni të gjithë të kërkuar në treg si lojtarët e Champion League. Do keni vendin e punës të garantuar, paga më të larta se të tjetër sepse do keni EHL që ju ka certifikuar. Bëhuni përfaqësues të një tjetër gjenerate të turizmit shqiptare në kuptimin e cilësisë dhe standardit”, tha Rama.
/rtsh.al/
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63