Google ADS

Deliu-Kodra: Shpirti i bardhë i Erjonit do të kujtohet përherë

12:01 | 12 Dhjetor 2024
E.G

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu- Kodra u ka shprehur ngushëllime familjes Morina për ndarjen nga jeta të djalit të tyre, Erjon Morina.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se për gjashtë javë, bashkë me nënën dhe babait e Erjonit, është lutur që Erjoni të bëhet më mirë pas sulmit në fushën e blertë, shkruan Arbresh.info.

“Për gjashtë javë, bashkë me Florën dhe Ilirin, nënën dhe babait e Erjonit, jam lutur edhe unë që Erjoni të bëhet më mirë pas sulmit në fushën e blertë.  Në mëngjesin e sotëm, morëm një lajm që as nuk e deshëm dhe as nuk e pritëm: Erjoni ka ndërruar jetë.”, ka shkruar ajo.

“Në këto momente të trishta për familjen Morina, u dërgoj ngushëllimet më të thella dhe më të ndjera. Shpirti i bardhë i Erjonit do të kujtohet përherë me dashamirësinë me të cilën ai ka jetuar.”, shtoi deputetja e PDK-së.

“Prehu në paqe, engjëll!”, përfundoi ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme