Futbollisti kosovar Erjon Morina ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare pasi prej javësh po luftonte me një sëmundje të rëndë.
Futbolli kosovar është në zi me ikjen nga kjo botë të futbollistit të FC Vushtrrisë.
Me një telegram urimi ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës dhe kryetari Agim Ademi, shkruan telegrafi.
Telegram ngushllimi nga FFK dhe Agim Ademi:
E nderuar Familje Morina,
Të nderuar drejtues dhe staf i FC Vushtrria,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të birit tuaj të dashur, futbollistit të talentuar të FC Vushtrria, Erjon Morina.
Humbja e Erjonit na ka prekur thellë, jo vetëm si komunitet futbolli, por edhe si shoqëri.
Ikja e parakohshme nga kjo botë ka ndalur ëndrrat e tij rinore dhe karrierën e tij premtuese, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e të gjithë neve.
Erjoni ishte një futbollist me plot pasion – ai ishte një djalë shembullor dhe i përkushtuar për realizimin e ëndrrave të tij, por Perëndia e deshi më herët afër vetes.
Ndarja e tij na la të pikëlluar, por kujtimi për të mbetet i paharruar në zemrat e familjes, bashkëlojtarëve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë.
Në këto momente të vështira, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim personal, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, të klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit. Ne jemi pranë jush në këtë dhimbje të madhe.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Erjonin!
Me respekt,
Agim Ademi
President i FFK-së
Fëmijët me mbështetje të Save the Children Kosova dhe Komunë...
Bombardimet izraelite vrasin 28 njerëz në Gazë, thonë zyrtar...
UEFA ndëshkon Federatën e Futbollit të Serbisë për incidente...
Udhëheqësi i rebelëve sirianë zotohet të mbyllë burgjet famë...
IKD: Reforma në KPK është e domosdoshme
Kapitol, Blinken mbron tërheqjen nga Afganistani në vitin 20...