Babai i Erjon Morinës, Iliri ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale pasi u konfirmuar sot (e enjte) gjatë ditës se sulmuesi prishtinas ndërroi jetë pas disa javësh i shtrirë në spital.
Futbolli kosovar mori një lajm të kobshëm gjatë ditës së sotme, pasi u shua nga jeta futbollisti 22-vjeçar Erjon Morina.
Morina, i cili së fundmi ishte pjesë e klubit Vushtrria ishte i shtrirë në Klinikën Intensive tash e disa javë pas një sulmi që mori gjatë stërvitjes.
Vdekja e sulmuesit prishtinas ka thyer të gjithë spektrin sportiv, por në veçanti babanë e tij, Ilirin, i cili ishte njëherë edhe tifozi më i madh i Erjonit.
Ilir ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të ndarë një postim të dhimbshëm për ish-sulmuesin e Prishtinës, Drenicës, Malishevës dhe Llapit.
“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon. Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”, ka shkruar Ilir Morina. /Telegrafi/
Bashkia jep lajmin e mirë për familjet, hapen aplikimet për ...
A u trazua shtëpia pas futjes së dyshes Laurent dhe Fitim? F...
Çka po “zien” Melinda Ademi?
“Je lojtare parazit”- Përplasje mes Sarës dhe Rovenës
A njiheshin para BBVK-së Gjesti dhe Xheneta?
Fëmijët me mbështetje të Save the Children Kosova dhe Komunë...