28 subjekte politike kanë palikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Kështu tha Valmir E lezi, zëdhënës në KQZ në një konferencë për media duke thënë se prej tyre 20 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe4 një kandidat i pavarur, shkruan Arbresh.info.
Elezi bëri të ditur se numri i përgjtihshëm i kandidatë për deputetë që përfaqësojnë këto subjekte poltike është 1280 kandidatë.
Ndërkaq, Elezi tha se kandidati i pavarur është Fadil Bytyqi.
“Me qëllim të zbatimit të nenti 30 për zgjedhjet e përgjithshme, komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë nga institucionet kompetente të bëjnë verifikimet e nevojshme për prshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për tu certifikuar për zgjedhje”, ka thënë Elezi para gazetarëve
Ai tha se është paraparë që me 7 janar të vitit të ardhshëm të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet 2025.
Partitë politike ka kohë që kanë nisur parafushatën zgjedhore, derisa periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025.
Nga ato zgjedhje do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, që ka 120 deputetë./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit