Është bërë lansimin i Projektit të Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve, të organizuar në partneritet me Bankën Botërore.
Kryeministri Albin Kurti i cili ishte prezent në këtë lansim tha se sot po e shënojmë fillimin e një kapitulli të rëndësishëm. Sipas tij, Kosova Digjitale është më shumë se sa një projekt. “Është vizion, synim dhe zotim i yni bashkërisht”, theksoi Kurti.
Ai tha se në thelbin e projektit qëndron parimi i administratës publike për tu shërbyer qytetareve.
“Synojmë q përmes digjitalizimit të ndërtojmë një administratë transparente, llogaridhënëse dhe efikase. Kjo nismë me buxhet prej 18,5 milion eurosh, ridefinon qasjen e shërbimeve publike dhe ndërlidhur me strategjinë tonë të eKosovës”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kas thënë se ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm, duke hapë rrugë ku teknologjia fuqizon qytetarët. Kjo nisëm, sipas tij, është pjesë përbëre e vizionit kombëtarë për një Kosovës Digjitale të avancuar.
Menaxheri për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut nga Banka Botërore, Massimiliano Paolucci, ka theksuar se ky projekt reflekton ambicien e përbashkët e Qeverisë dhe Bankës Botërore për të rritur besimin ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.
Sipas tij projekti mbështet efiqencë dhe shërbimin më të madh publik. Ai tha se Projekti parashikon krijimin e vendeve të punës dhe po ashtu hedhë themelet në sektorin privat dhe krijim e vendeve të punës.
Bashkia jep lajmin e mirë për familjet, hapen aplikimet për ...
A u trazua shtëpia pas futjes së dyshes Laurent dhe Fitim? F...
Çka po “zien” Melinda Ademi?
“Je lojtare parazit”- Përplasje mes Sarës dhe Rovenës
A njiheshin para BBVK-së Gjesti dhe Xheneta?
Fëmijët me mbështetje të Save the Children Kosova dhe Komunë...