Besarta Jashari, vajza e heroit Hamz Jashari, raportohet se do të kandidoj për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Lidhur me këtë, analisti politik Rron Gjinovci ka thënë se nëse Jashari është pjesë e listës, sipas tij mund të thuhet se loja ‘u kall’.
“Nëse Besarta Jashari është në listë të VV-së, mund të thuhet se u kall loja. Ju vazhdoni me përdorë prokurorinë e me thirrë Albinin në intervista”, ka shkruar Gjinovci.
Madje, Gjinovci ka pyetur nëse ndonjë parti do të kishte guxim të mos e votonte Besarta Jasharin për president.
“Cila parti kish guxu mos me votu Besarta Jasharin për Presidente kur t’i vjen vakti”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...