Ferran Torres heroi i Barçës, “Blaugrana” ngjitet në pozitën e dytë pas fitores ndaj Dortmundit

22:56 | 11 Dhjetor 2024
D.H

Barcelona ka arritur të shënoj fitore të madhe në udhëtim tek Dortmundi me rezultat 2-3 në kuadër të raundit të gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Të gjitha golat në këtë sfidë u shënuan në pjesën e dytë, me Raphinhan që nisi këtë seri në minutën e 53-të, për ta avancuar skuadrën e tij.

Mirëpo, shtatë minuta më vonë Guirassy barazoi rezultatin nga penalltia.

Ishte zëvendësuesi, Ferran Torres që riktheu Barcën në epërsi sërish në minutën e 75-të.

Megjithatë përsëri, Dortmundi nuk u dorëzua dhe barazoi edhe njëherë tjetër me anë të Guirassy, pas një gabimi në mbrojtjen e katalanasve.

Dy skuadrat po kërkonin me ngulm fitoren dhe të drejtuarit e Hansi Flick, në një kundërsulm të shpejtë arritën të realizojnë edhe golin e tretë.

Lamine Yamal dhuroi një top për Ferran Torresin i cili ishte i pagabueshëm dhe shënoi për 3-2, në minutën e 85-të.

Deri në fund, verdhezinjtë u munduan ta barazojnë rezultatin mirëpo nuk ia arritën dot.

Falë kësaj fitore, Barcelona ngritët në pozitën e dytë me 15 pikë kurse Dortmundi bie në pozitën e nëntë me 12 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme