Juristi Ehat Miftaraj ka komentuar ftesën e Prokurorisë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Me anë të një postimi në Facëbook, Miftaraj thotë se prokuroria në parim brenda dy viteve nga aktvendimi duhet të mbyll rastin nëse s’ka prova apo të ngrit aktakuza. Andaj edhe ftesa si dëshmitar mund të shikohet nga ky prizëm.
Ai thotë se rastet kur ftohet kryeministri edhe në cilësinë e dëshmitarit, prokuroria duhet të informoj publikun deri në masën që nuk e cenon integritetin e hetimeve dhe konfidencialitetin e procedurës.
Dhe shton se Kurti në bazë të ligjit të aplikueshëm në Kosovë do të jetë pjesë e listës zgjedhore.
“Ftesa si dëshmitar nuk ndikon aspak ne procesin zgjedhor. LVV dhe partitë opozitare se bashku kanë ndryshuar ligjin për zgjedhjet. E vetmja mënyrë që dikujna t’i kufizohet pjesëmarrja ne zgjedhje është në rastet kur është i dënuar me 1 vit burgim efektiv. Kështu që Kurti në bazë të ligjit te aplikueshëm në Kosovë do të jetë pjesë e listës zgjedhore”, shkruan juristi në Facebook.
LEXO EDHE:
Prokuroria Speciale thërret për intervistim kryeministrin Kurti
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin