Google ADS

Barduani takon ambasadorët e shteteve kontribuuese në KFOR, flasin për situatën e sigurisë

22:48 | 11 Dhjetor 2024
E.H

Komandanti i misionit të KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në takim ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR në shtabin e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.

Sipas njoftimit për media, diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë dhe aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar.

“I vë theks të lartë unitetit të përpjekjeve dhe unitetit të qëllimit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për sigurinë rajonale”, tha komandanti i KFOR-it./Arbresh.info

Të ngjashme