Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Lideri i PDK-së, përmes një video-adresimi, është shprehur se lista e PDK-së nuk paraqet vetëm emra, por një ekip fitues me vizion për të ardhmen, të përkushtuar për një Kosovë ma të mirë.
“Mbi 50% e listës së kandidatëve tanë janë pjesë e garës për herë të parë, duke sjellë energji dhe ide të reja në misionin tonë. Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj liste dhe për ata që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, qoftë edhe në mënyra të tjera të rëndësishme”, tha Krasniqi.
Krasniqi theksoi se suksesi i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit është i garantuar me këtë listë të prirë prirë nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.
“Përkushtimi dhe mbështetja juaj janë të pazëvendësueshme për Partinë Demokratike të Kosovës. Urime të gjithë kandidatëve tanë! Duke mbështetur njëri-tjetrin dhe të prirë nga kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, suksesi ynë është i garantuar. Faleminderit, dhe le ta fitojmë këtë betejë së bashku!”, shtoi ai./Arbresh.info/
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...