Shembja e një shtëpie në Rrugën A, Komuna: Banorët janë njoftuar dhe larguar me kohë

19:28 | 11 Dhjetor 2024
K.B

Komuna e Prishtinës ka reaguar lidhur me shembjen e një shtëpie në rrugën A.

Në reagimin e tyre thuhet se banorët janë njoftuar dhe larguar me kohë, disa muaj më parë, për shkak se zona ku ndodhej shtëpia është vlerësuar e paqëndrueshme dhe e pasigurt.

Tutje thuhet se për banorët që jetojnë pranë hapësirës ku po zhvillohen punimet për Rrugën A, Kryeqyteti ka siguruar zgjidhje të përkohshme për banim, duke mbuluar shpenzimet e qirasë deri në përfundimin e punimeve, shkruan Arbresh.info

“Në lidhje me pamjet e shtëpisë në lagjen “Prishtina e Re”, që është bërë temë e diskutimeve në media, sqarojmë se ajo ka qenë e ndërtuar pa leje në pronë publike. Banorët janë njoftuar dhe larguar me kohë, disa muaj më parë, për shkak se zona ku ndodhej shtëpia është vlerësuar e paqëndrueshme dhe e pasigurt.

Për banorët që jetojnë pranë hapësirës ku po zhvillohen punimet për Rrugën A, Kryeqyteti ka siguruar zgjidhje të përkohshme për banim, duke mbuluar shpenzimet e qirasë deri në përfundimin e punimeve.

Jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë, duke respektuar njëkohësisht ligjin dhe interesin publik”, thuhet në reagim./Arbresh.info/

Të ngjashme