Hovenier uron Nexhmi Rexhepin për emërim në krye të Kushtetueses

19:01 | 11 Dhjetor 2024
E.H

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka uruar gjyqtarin Nexhmi Rexhepi për emërimin në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Përmes një postimi në platformën X, Hovenier shprehu mirënjohje të thellë për ish-kryetaren e kësaj gjykate Gresa Caka-Nimani për siç tha, udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur”, shroi tutje Hovenier.

Rexhepi është zgjedhur të martën kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe mandatin ai do ta nisë më 31 dhjetor të këtij viti, pasi kryetares aktuale, Gresa Caka–Nimani, i përfundon mandati nëntëvjeçar i gjyqtares në këtë institucion./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme