Google ADS

FIFA zyrtarizon vendet organizuese të Kupës së Botës për vitet 2030 dhe 2034

18:24 | 11 Dhjetor 2024
D.H

Tashmë janë bërë zyrtare vendet organizuese të Kupës së Botës për vitet 2030 dhe 2034.

Gjatë ditës së sotme shtëpia më e madhe e futbollit në botë (FIFA), ka bërë të ditur zyrtarisht se Spanja, Maroku dhe Portugalia do të jenë vendet që do ta organizojnë Kampionatin Botëror 2030, shkruan Arbresh.info.

Teksa në po atë vit edhe Argjentina, Uruguai dhe Paraguai do ta orgnizojnë nga një ndeshje në nder të 100 vjetorit të Kupës së Botës.

Tri ndeshjet hapëse të turneut të vitit 2030 do të zhvillohen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguaj, si pjesë e planeve të FIFA-s për të festuar 100 vjet që nga Kupa e Botës e parë.

Ndërkohë katër vite më vonë për të organizuar një event të tillë iu është besuar Arabisë Saudite.

Ky vend do të jetë i dyti nga Lindja e Mesme që fiton të drejtën të organizojë një Kampionat Botëror, pas Katarit në vitin 2022.

Kujtojmë që kampion në fuqi i Kupës së Botës është Argjentina që triumfoi ndaj Francës, pikërisht në Katar./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme