KPK mblidhet nesër për takim urgjent

15:33 | 11 Dhjetor 2024
E.G

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nesër do të mblidhet me fillim nga ora 15:00.

Sipas njoftimit, ky takim është i natyrës urgjente, shkruan Arbresh.info.

Në rend dite janë dy pika:

Procesverbali i takimit të 258-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Caktimi i Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Takimin e 259-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (i natyrës urgjente), i cili do të mbahet nesër – e enjte, më 12 dhjetor 2024, nga ora 15:00, në sallën e takimeve, kati III, objekti i Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme