Lista Serbe garon në zgjedhjet e 9 shkurtit, Elek: Do t’i fitojmë të gjitha vendet e rezervuara

15:27 | 11 Dhjetor 2024
Q L

Lista Serbe ka konfirmuar sot se do të jetë pjesë e garës zgjedhore së 9 shkurtit.

Kjo parti përmes një njoftimi ka bërë të ditur se e ka dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputet.

Në mesin e kandidatëve shihen Igor Simiq dhe Sllavko Simiq, por aty nuk shihet ish-kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, pasi ditë më parë kishte konfirmuar që partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje, sot përmes një videoje ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme