Google ADS

Kryeministri i përkohshëm i Sirisë fton refugjatët të kthehen në atdhe

15:15 | 11 Dhjetor 2024
Q L

Mohamed al-Bashir, kryeministri i ri i përkohshëm i Sirisë, ka ftuar sirianët që ikën nga regjimi i Assadit dhe kërkojnë azil në mbarë botën, që të “kthehen” në atdhe.

Në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, al-Bashir ka thënë se qeveria e tij, e cila udhëhiqet nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), po trashëgon një administratë të mbingarkuar dhe të përfshirë nga korrupsioni, transmeton klankosova.tv.

Ai sipas bbc, pranon se financat e Sirisë janë në një gjendje të keqe dhe ka vendosur si prioritete rikthimin e sigurisë, stabilitetit dhe rikthimin e refugjatëve sirianë.

Po ashtu, ai synon përmirësimin e shërbimeve esenciale si energjia elektrike, ushqimi dhe uji.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme