Të paktën gjashtë imigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur në Ishujt Kanari të Spanjës duke lundruar me varka të pasigurta nga Afrika Perëndimore, thanë të mërkurën shërbimet emergjente dhe Kryqi i Kuq.
Pesë prej 65 imigrantëve që mbërritën në ishullin e vogël, El Hierro, gjatë natës me varkë të hapur, u gjetën të vdekur, thanë shërbimet emergjente.
Një imigrant tjetër u gjet i vdekur në njërën prej tri varkave të tjera që u shpëtuan nga roja bregdetare e Spanjës.
Për herë të dytë radhazi, numri i imigrantëve që shkojnë në Ishujt Kanari të Spanjës shënoi rritje rekorde në vitin 2024.
Numri i imigrantëve që zhduken apo vdesin gjatë udhëtimit është duke u rritur pesë herë më shpejt sesa numri i atyre që mbërrijnë të gjallë, tregojnë të dhënat e fundit.
Lundrimi përmes Atlantikut është në veçanti i rrezikshëm, pasi moti i lig mund lehtësisht t’i fundosë varkat e brishta dhe gomonet që imigrantët i përdorin më së shumti.
Rreth 20.000 imigrantë të parregullt kanë mbërritur deri tani këtë vit në El Hierro, sipas Kryqit të Kuq./rel/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...