Terras dhe Bislimi flasin për rrugëtimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit

12:07 | 11 Dhjetor 2024
E.G

Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka dhënë detaje mbi takimin që zhvilloi me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Me anë të një postimi në “X”, ku tha se me Bislimin ka folur për zhvillimet e fundit në vend, shkruan Arbresh.info.

“Pata një takim të thellë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi mbi rrugëtimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit. Unë do të kontribuoj në këtë duke ofruar raporte të informuara, të drejta dhe objektive”, ka shkruar Terras.

Ndryshe, Terras dje vizitoi Mitrovicën.

Pa nga afër Urën e Ibrit dhe më pas shkoi edhe në Varagë të Zubin Potokut ku më 29 nëntor ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit.

Para vizitës në Mitrovicë, ai është pritur në takime nga krerët e shtetit dhe liderët e opozitës./Arbresh.info/

Të ngjashme