Google ADS

Komuna e Prishtinës mbetet pa automjete

09:55 | 11 Dhjetor 2024
E.G

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kontrata e lidhur nga Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP), që vepron nën Ministrinë e Financave ka skaduar me 6 dhjetor.

Sipas njoftimit, kjo kontratë përfshinte institucione qendrore dhe lokale, përfshirë Komunën e Prishtinës, e cila kishte marrë me qira 76 vetura, shkruan Arbresh.info.

“Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.”, shkruan Arbresh.info.

Me këtë rast, komuna i bën thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje, përgjegjësi kjo e AQP-së.

“Mosveprimi i tyre po pengon rëndë funksionimin e komunave dhe institucioneve publike!”, thuhet tutje.

“Kryeqyteti mbetet i angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, por mungesa e mjeteve për operim përbën rrezik për shërbimet dhe sigurinë publike. Trajtimi i interesit publik kërkon prioritet!”, bën të ditur komuna./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme