Qafa e Thores është një nga pikat më panoramike të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” dhe rruga e asfaltuar të çon në Theth një aks prej 16 kilometrash që e lidh këtë fshat turistik me Qafë Thorën, Bogën dhe Shkodrën.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Qafa e Thores, duke e cilësuar kopertinë të një guide që të fton drejt bukurive të Thethit në dimër.
Thethi, bashkë me Lëpushën, Vukël-Nikçin, Rragamin, Çeremin dhe Currajn e Epërm bën pjesë në kategorinë e tretë të lokaliteteve që është emërtuar si “Porta të atraksionit turistik”.
Thethi është qendra e Parkut Kombëtar në veri të vendit, një zonë me pasuri natyrore të rralla. I mbrojtur mes maleve të larta, ky fshat ruan një hapësirë të admirueshme, të paprekur nga njeriu dhe për t’u eksploruar nga turistët në të katër stinët e vitit.
Trashëgimia kulturore e historike që merr jetë brenda çative alpine dhe bujtinave të ngritura ka tërhequr numër të lartë turistësh në bujtinat mikpritëse.
Thethi gjithashtu është pjesë e projektit bamirës “Parku i Paqes në Ballkan”, i cili mbrohet dhe menaxhohet së bashku me Pejën dhe Plavën nga dy projekte të OKB-së dhe të BE.
Me një numër të konsiderueshëm ujëvarash, lumenj nëntokësorë, shpella, maja të larta dhe lugina, Thethi fton të apasionuarit e turizmit malor edhe në këto ditë dimri./atsh
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...