Kushtetuesja e Maqedonisë së Veriut sot shqyrton Ligjin për gjuhët

08:26 | 11 Dhjetor 2024
R J

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të shqyrtojë sot kushtetutshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili parasheh që përveç gjuhës maqedonase, gjuha shqipe të përdoret në të gjitha institucionet.

Dy gjykatësit shqiptar të Kushtetueses kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancë, në mënyrë që të mos ketë mbivotim. Vendimi për kushtetutshmërinë e ligjit ka shkaktuar reagime të shumta politike. Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi pasoja të rënda në rast të shfuqizimit të ligjit.

Të ngjashme