Google ADS

Një milion italianë u larguan nga vendi në 10 vitet e fundit

07:16 | 11 Dhjetor 2024
R J

Më shumë se një milion italianë janë larguar nga vendi në 10 vitet e fundit, një e treta e tyre midis moshës 25 dhe 34 vjeç, tregojnë të dhënat kombëtare. Ata përmendin pagat e ulëta dhe njohjen e pamjaftueshme të aftësive të tyre si arsye të largimit. Largimi i ekspertëve me arsim të lartë është veçanërisht në rritje.

“Unë nuk jam duke kërkuar për pasuri apo përgjegjësi të mëdha. Unë dua një jetë të qetë ku nuk duhet të shqetësohem nëse kam 15 euro për të bërë pazar. Dhe për momentin kjo nuk është e garantuar në Itali,” tha Fusto nga Kalabria në në jug të vendit, aktualisht në studime pasuniversitare në Romë, raporton AFP.

Ndërsa migrimi është kthyer në një temë të debatuar shumë, për çdo të ri të huaj që shkon në Itali, pothuajse nëntë të rinj italianë largohen nga vendlindja e tyre, sipas një raporti të fondit “Nord ist”.

“Nuk është normale që vendi ynë të mos pyesë veten pse (është kështu) dhe të mos përpiqet të ndalojë këtë gjakderdhje”, tha Renato Bruneta, kryetar i Këshillit Kombëtar për Ekonominë dhe Punën gjatë prezantimit të raportit.

Italia është një nga vendet e pakta anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ku pagat reale u ulën në krahasim me vitin 2019. Papunësia e të rinjve është gjithashtu më e lartë se mesatarja evropiane dhe ishte 17.7 për qind në tetor, ndërsa mesatarja e Bashkimit Evropian është 15.2 për qind./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme