Goditet grupi kriminal në Belgjikë – Sekuestrohen rreth 700 kg kokainë, mes të arrestuarve një shqiptar

23:42 | 10 Dhjetor 2024
E.H

Një grup kriminal është goditur pas një operacioni në Antwerp të Belgjikës.

Në pranga ra një shqiptar dhe 4 belgë në kuadër të një operacioni në Antwerp, ndërsa u sekuestrua një sasi prej 672 kilogramë kokaine në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia.

Sipas medias së huaj, nga hetimet u zbulua një 29-vjeçar, i cili dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine.

Të arrestuarit donin të merrnin sasinë e drogës pasi mbërriti në port.

Ndaj të dyshuarve janë vendosur masat e sigurisë dhe mbi ta rëndon vepra penale e trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme