Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka akuzuar opozitën se po e pengon anëtarësimin e Kosovës në SEPA.
Kjo pasi Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se 20 ligjet e miratuara me 5 dhjetor në Kuvendin e Kosovës do t’i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, përcjell Arbresh.info
Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi bëri të ditur se në mesin e 20 ligjeve të miratuara janë edhe janë edhe tri ligje kyçe për zhvillimin financiar të vendit, të cilat i hapin rrugën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane (SEPA).
“Me njoftimin e PDK-së se 20 ligjet e miratuara të enjten e kaluar në seancën e Kuvendit do t’i dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, dëshmohet qartë që jo vetëm se ky është mjet i tyre për të tentuar ndalimin e hovit të avancimit dhe zhvillimit të shtetit, por edhe se ndihen të kërcënuar nga një shtet që zhvillohet e bën progres. Në mesin e 20 ligjeve të miratuara më 5 dhjetor, janë edhe tre ligje kyçe për zhvillimin financiar të vendit, të cilat i hapin rrugën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane (SEPA)”, ka shkruar Bislimi.
Tutje, Bislimi theksoi se anëtarësimi në SEPA do të sjellë dhe një ulje të kostos së pagesave ndërkufitare deri në 55 milionë euro në vit e që sipas tij, PDK-ja ka për qëllim dëmtimin e qytetarëve dhe bizneseve.
“Bëhet fjalë për ligjin për bankat, ligjin për shërbimet e pagesave dhe ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e terrorizmit. Ligjet janë të parapara të sjellin më shumë transparencë financiare në vend, përafrim me tregun e Bashkimit Evropian si dhe përfitime të prekshme për qytetarët. Anëtarësimi në SEPA do të sjellë dhe një ulje të kostos së pagesave ndërkufitare deri në 55 milionë euro në vit. Ato janë një lehtësim i madh për familjet që pranojnë para nga të afërmit jashtë vendit dhe për bizneset që operojnë me partnerë ndërkombëtarë. Pra PDK-ja po ka qëllim që t’i dëmtojë qytetarët dhe bizneset në koston e të paktën 55 milionë eurove në mënyrë direkte në vit”, shtoi Bislimi
“Pjesë e seancës së kaluar, e që PDK synon ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, është edhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilën tashmë PDK po e dërgon për të dytën herë në Kushtetuese. Ç’ka ka të bëjë me transparencë financiare, e pengon PDK-në. Ç’ka ka të bëjë me ulje të kostos për bizneset dhe qytetarët e pengon PDK-në. Ç’ka ka të bëjë me avancim të shtetit, e pengon PDK-në”, tha Bislimi./Arbresh.info
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...