Hoxhaj: Rënia e Assadit, një mundësi e artë për Kosovën në Lindjen e Mesme

20:33 | 10 Dhjetor 2024
E.H

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar mundësitë që i hapen Kosovës për të avancuar procesin e njohjes ndërkombëtare.

Ai ka kujtuar se gjatë mandatit të tij, Pranvera Arabe u shfrytëzua për të siguruar njohje të rëndësishme nga vende si Kuvajti, Egjipti, Libia dhe Jemeni, duke ndërtuar raporte të reja me shtetet arabe sunite, transmeton Arbresh.info

Hoxhaj ka vënë theksin në rënien e regjimit të Bashar al-Assadit si një mundësi strategjike për Kosovën për të tejkaluar ndikimin iranian në vende si Siria, Libani dhe Iraku. Ai ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës për mungesën e një qëndrimi dhe për strategjinë pasive lidhur me procesin e njohjes së shtetit të Kosovës.

“Diplomacia e Kosovës duhet të dalë nga moratoriumi i vetë-imponuar dhe të përdorë momentumin aktual për të zgjeruar njohjet ndërkombëtare,” ka deklaruar Hoxhaj, duke sugjeruar njohjen e qeverisë së përkohshme të Sirisë si një hap strategjik./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme