Google ADS

Theret me thikë një nxënëse në shkollën “8 Marsi” në Pejë, policia arreston të dyshuarin

19:12 | 10 Dhjetor 2024
K.B

Një nxënëse është therur me thikë në shkollën “8 Marsi” në Pejë.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se i dyshuari është arrestuar, i cili po ashtu është nxënës i kësaj shkollë.

Ai tha se i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot rreth orës 08:30 policia është njoftuar nga stafi i shkollës “Tetë Marsi” se një nxënëse është lënduar. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin, viktima është dërguar emergjencën e spitalit për tretman mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor edhe dy dëshmitarë, të cilët janë intervisuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se u krye vepra. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarit – nxënës i kësaj shkolle e ka caktuar masën e ndalimit prej 44 orëve. Rasti u cilësua si lëndim i lehtë dhe mbajtje në pronësi, kontrollë i pa autorizuar i armëve”, konfirmoi Gashi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme