Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Zëvendëskryetaren e organizatës “International Socialist Women” dhe njëherazi të Forumit Social demokrat Arab, Hella Ben Youssef.
Youssef ka shërbyer si zëvendësministre për Çështjet e Grave, Familjeve, Fëmijëve dhe të Moshuarve në vitet 2019-2021.
Zyra e Kryeministrit bën të ditur se, Kurti e përgëzoi për angazhimin dhe vendosmërinë në demokratizimin e vendit të saj.
Gjatë bisedës shkëmbyen edhe përvojat e ndërsjellta për rolin e diasporave në zhvillimin e vendeve origjinë.
Hella Ben Youssef po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana” që këtë vit po zhvillon edicionin e dytë të tij, nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës./Arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024